Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, njëherësh anëtar i skuadrës Akhmat Grozny, që garon në Kampionatin e Rusisë, është operuar me sukses.
Lajmi bëhet i ditur nga futbollisti.
“Operacioni u krye me sukses!
Një falënderim i madh për të gjithë ekipin në Klinikën Villa Stuart në Romë për mbështetjen e tyre aktive dhe të dashur”, ka shkruar Berisha në. profilin e tij në facebook.