Skuadrat elitare rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së gjashtë.
Vikendin që vjen parashikohet të jetë i zjarrtë, pasi që BKT Superliga vjen me disa sfida joshëse.
Kryendeshja e xhiros së gjashtë luhet të dielën pasdite në ‘Fadil Vokrri’ mes rivalëve të përbetuar, Drita-Gjilani, derbi ky që kalon kufijtë.
Derbi i Anamoravës gjithmonë ka sjellur spektakël në tribuna por edhe në fushë ku gjithmonë ka rivalitet e një gjë e tillë pritet edhe në këtë ndeshje.
Nesër në program janë dy ndeshjeve, Ulpiana-Dukagjini dhe Llapi-Drenica që luhen nga ora 15:00.
Të dyja përballjet pritet të jenë mjaft interesante duke marrë parasysh cilësinë që kanë këto ekipe.
Në anën tjetër Ballkani do të jetë mysafir i Malishevës, ndërsa Prishtina i shkon Feronikelit, të dyja këto ndeshje do të luhen të dielën në ora 15:00.
Pas pesë xhirove të para lider në Superligë është Ballkani me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë, Malisheva ka 10 sosh në vendin e tretë.