Në pistën e Sochi kanë nisur sot provat e lira të vlefshme për Çmimin e Madh të Rusisë në Formula 1.
Më i shpejti në pistë ishte finlandezi i Mercedes, Valtteri Bottas, që dha kohën 1’34”427.
Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton. Duket se makina gjermane përshtatet mjaft mirë me këtë pistë, pasi ka triumfuar gjithnjë në Sochi që kur kjo pistë ka hyrë në kalendarin e Formula 1.
Në vendin e tretë u rendit Max Verstappen me Red Bull, dy të dhjetat më i avashtë se Mercedes. Mirë u paraqit edhe Charles Leclerc me Ferrari i katërti, i vetmi nga pilotët e tjerë që rivalizoi me tri të parët.