Messi humbet ndeshjen ndaj Montpellierit

Futboll

Messi humbet ndeshjen ndaj Montpellierit

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 12:32
Messi humbet ndeshjen ndaj Montpellierit

Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Lyonit, pritet të rikthehet ndaj ndeshjes me Manchester Cityn.

Për shkak të dëmtimit të gjurit që pësoi, argjentinasi nuk u stërvit të enjten.

Kthimi i tij pritet në ditët në vijim, sipas “Le Parisien”.

Siç raporton “Le Parisien”, me gjitha gjasat, Messi nuk do të luajë kundër Montpellierit nesër (e shtunë), siç u raportua më parë.

Sidoqoftë, 34-vjeçari pritet të jetë gatshëm për ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, e cila do të zhvillohet më 28 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat