Kampioni aktual i Evropës, Chelsea, ka nismë të mirë të sezonit në Angli dhe Evropë, duke paralajmëruar se do ët kërkojë të gjithë trofetë e mundshme.
Këtë gjë e konfirmoi trajneri Thomas Tuchel, ndërsa në krijimin e sukseseve të reja, do ti ndihmojë edhe pronari Roman Abramoviç, i cili planifikon që të blejë Matij de Lihtin nga Juventusi.
Mediat angleze raportojnë se “blutë” në verën e vitit të ardhshëm do të blejnë De Lihtin, që ka kontratë valide me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2024.
Mirëpo holandezi ka klauzolë me të cilën mund të largohet nga Torino për 150 mln euro.
Transferimi do të varet edhe qëndrimi ose largimi i Antonio Rudigerit, pasi që për të janë interesuar Real Madridi, PSZH dhe Bajern Munihu.
Chelsea pas 5 javëve të Premierligës, ka arkëtuar 13 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli dhe Manchester Utd.