Dybala afër rinovimit me Juventusin

Futboll

Dybala afër rinovimit me Juventusin

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 12:50
Dybala

Paulo Dybala është afër që të rinovojë kontratën me Juventusin.

Spekulimet për të ardhmen e Dybalas kanë zgjatur për muaj të tërë me kontratën e tanishme që i skadon në vitin 2022.

Në janar, Dybala do të jetë i lirë që të negociojë me cilin klub të dojë, por Juve po i shpejton hapat për të rinovuar sa më parë me argjentinasin.

Ditë më parë, Dybala gjithashtu konfirmoi se dëshiron të qëndrojë.

“Shpresoj ta mbyllim sa më parë rinovimin e kontratës”, kishte thënë Dybala.

Sipas Goal, palët kanë arritur tashmë marrëveshje për rinovimin deri më 2025, ku Dybala do të fitojë 8 milionë euro në sezon.

27-vjeçari është pjesë e zonjës së vjetër që nga viti 2015. Ai ka bërë deri më tani 259 paraqittje dhe ka shënuar 102 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat