Theo nuk e ka pranuar ofertën e Milanit

Futboll

Theo nuk e ka pranuar ofertën e Milanit

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 12:54
Theo nuk e ka pranuar ofertën e Milanit

Paris Saint-Germaini po insiston në transferimin e Theo Hernandezit pas paraqitjeve fantastike që po tregon te skuadra e Milanit.

Bëhet e ditur se Parisi është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë, që ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024.

Theo ende nuk e ka pranuar ofertën e Milanit për ta firmosur kontratën e re dhe PSG-ja po e sheh si një mundësi të mirë për të siguruar shërbimet e tij.

23-vjeçari iu bashkua ekipit italian në vitin 2019 nga Real Madridi dhe këtë sezon ka një gol e dy asistime në të gjitha paraqitjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat