Vijojnë punimet me rritme të shpejta në stadiumin e Kukësit, i cili pritet të jetë gati në mesin e muajit tetor. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka bërë me dije se gjatë ditëve të fundit, ka nisur edhe vendosja e stolave të cilët janë në ngjyrën blu, ashtu si ngjyra e Kukësit.
Në ditët në vijim pritet të vijë edhe tapeti i cili do të jetë 100% natyral më cilësi të lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës.
Gjithashtu klubi verilindor konfirmon se inagurimi i stadiumit të ri, do të jetë në datën 15 tetor pasi punimet janë drejt përfundimit.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” po shkojnë drejt përfundimit. Gjatë ditëve të fundit, ka nisur edhe vendosja e stolave të cilët janë në ngjyrën blu, ashtu si ngjyra e Kukësit
Ditët në vazhdim, do të vijë edhe tapeti i cili do të jetë 100% natyral, teksa cilësia e tapetit do të jetë e lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës.
Inagurimi i stadiumit të ri, do të jetë në datën 15 tetor pasi punimet janë drejt përfundimit.