Ylli i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, me prejardhje nga Kosova, shënoi golin e tij të parë për Lyonin, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Troyes-in.
Me një goditje të fortë nga rreth 9-10 metra nën traversë, Xherdan Shaqiri festoi golin e parë për klubin e tij të ri Lyon në ndeshjen e tij të tretë në ligë.
“Shaqiri tani është më i madh se Messi sepse ai ka shënuar më shumë gola këtë sezon”, shkruan një tifoz i Lyonit.
L'Équipe i dha Shaqirit vlerësimin më të mirë nga të gjithë 22 lojtarët. Gazeta sportive e vlerësoi me notën 7 nga 10 maksimalja.