Portieri i Milanit, Maignan u bë pjesë e koreve rac.iste në përballjen klasike ndaj Juventusit.
Duke u munduar ta shpërqendronin, tifozët bardhezinj hodhën fjalë me ngjyrim rac.ist ndaj gardianit të portës së kuqezinjve.
Një tifoz dyzetë vjeçar i Juventusit u ndëshkua me masë administrative nga autoritetet lokale, pasi ishte i pari që nisi ofendimet ndaj Maignan.
I ndjerë në faj, Davide Gabriello ia hodhi fajin pijes dhe u shpreh se ndihet mjaft fajtor për këtë veprim.
"Unë kam gabuar, u solla si një idiot, por kisha pirë shumë birra.
Nuk isha shumë në vete. Isha i papërgjegjshëm në atë rast dhe bëra një gabim të madh”-deklaroi tifozi Davide Gabrielli.