Arsenal ka pranuar lajme të mira në prag të sfidës derbi të Londrës Veriore ndaj Tottenham që zhvillohet të dielën.
Si rallë herë, faqja zyrtare e Arsenal ka konfirmuar se asnjë futbollist nuk do të jetë jashtë për këtë sfidë dhe se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për selektim.
Granit Xhaka ishte i suspenduar për tre ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Manchester City’t, megjithatë suspendimi i tij tani ka përfunduar dhe ai do të jetë gati për ndeshjen derbi ndaj Tottenham.
Derbi londinez zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 17:30 në Emirates Stadium.