Tri ekipe të Premier League-s duan 25-vjeçarin!
Të gjithë në ndjekje të Jarrod Bowen. Sulmuesi i krahut të djathtë të West Hamit është vënë në shënjestër për merkaton e janarit nga klubet e mëdha të Premier League-s. Liverpooli, Tottenhami dhe Leicester City po e monitorojnë nga afër futbollistin, i cili është i lidhur me “Hammers” deri në vitin 2025.
Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, e dëshiron me çdo kusht lojtarin në “Anfield” gjatë merkatos së janarit për karakteristikat e veçanta dhe për depërtimet në krah.
Gjithësei Liverpooli nuk do ta ketë të lehtë të arrijë te kartoni i lojtarit, që pritet të marrë oferta edhe nga Tottenhami e Leicester City.