Ferizaj po kalon një periudhë të vështirë, sidomos në pesë javët e para është zhytur në krizë të thellë të rezultateve në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Ata sot pësuan humbje si mysafirë me rezultat 1:0 nga Arbëria e Dobrajës së Madhe.
Nga 15 pikët e mundshme kanë fituar vetëm dy dhe renditen në fund të tabelës në Grupin B, ndërsa Arbëria është në vend të shtatë me 5 pikë apo ishte fitorja e parë për ta.
“Ka përfunduar ndeshja e radhës kampionale, ku skuadra jonë ka pësuar humbje në udhëtim tek Arbëria.
Një ndeshje e barabartë dhe mjaftë interesante nga të dyja skuadrat, por që gjyqtari kryesor brenda një minute e largoi nga loja Dardan Çerkini me dy kartona të verdhë.
Në minutat shtesë skuadra jonë e pësoi golin!”, njofton KF Ferizaj.