Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë ka marrë një pamje të bukur. Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, gati për t’u rikthyer në fushën e rinovuar.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se po vazhdojnë me punë të mira, për të mirën e rinisë.
“Vazhdojmë me punë të mira dhe të sinqerta pa asnjë interes vetëm për rininë e KF Llapit dhe futbollin llapjan duke iu mundësuar kushte të favorshme që të ndjehen mirë futbollistët dhe adhuruesit e KF Llapit e sidomos 'Legjendat'",- ka shkruar Batatina.
Llapi renditet në fund të tabelës së elitës së futbollit të Kosovës, me vetëm 2 pikë të fituara.