Pas afro një muaji, Edinson Cavani është rikthyer nga lëndimi dhe është për të luajtur.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar sot se Cavani është rikthyer në stërvitje.
"Edinson u bashkua plotësisht në stërvitje pas ndeshjes ndaj West Ham. A është gati" - ka thënë Solskjaer për faqen zyrtare të klubit.
"Natyrisht, ne jemi të kënaqur që tani e kemi përsëri në stërvitje me ne dhe në skuadër” – deklaroi trajneri i “Djajëve të Kuq”.
Manchester United nesër (e shtunë) takohet me Aston Villan në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Premier Ligë.