Interi, i cili vazhdon të japë përgjigje pozitive, po përgatitet të përballet me Atalantën në San Siro, para se të udhëtojë në Ukrainë për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Shakthar.
Trajneri i Nerazzurri, Simone Inzaghi, foli për mikrofonat e Inter TV në prag të ndeshjes:
“Fitorja në Firence ishte e rëndësishme.
Pavarësisht lojes në gjysmën e parë dhe golit te pesuar, ne mbetëm të kthjellët. Unë pashë një reagim të madh, nga një ekip i rëndësishëm, në një fushë të vështirë. Nesër na pret një ndeshje tjetër po aq e forte”.
A keni ndërmend të bëni ndonjë rotacion? – “Ne kemi ende një seancë stërvitore të rëndësishme, do të shoh kushtet e përgjithshme të ekipit dhe më pas do të vendos me qetësi për formacionin”.
Çfarë loje prisni nga Atalanta? “Është një ekip i shkëlqyeshëm që nuk te fal asgjë.
Ne do të duhet të jemi të mirë në të njëjtën gjë. Uria dhe perqendrimi me siguri do të bëjnë diferencën”, tha Inzaghi.