Bayerni Munihu me lehtësi importon tre pikë nga stadiumi “Sportpark Ronhof Thomas Sommer” në Furth.
Bavarezët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Greuther Furth, në takimin e javës së gjashtë të Bundesliga I.
Në minutën e 48-të, futbollisti Pavard përjashtohet direkt me karton të kuq.
Muller (10'), Kimmich (31') e Griesbeck (68'-autogol) shënuan për fitoren e Bayernit. Itten në minutën e 88-shënoi golin e nderit për vendasit.
Bayerni kryeson me 16 pikë apo me 5 fitore, 1 barazim dhe goldallim rekord 23:5 dhe Greuther Furth renditet në pozitën e fundit me 1 pikë.