Talenti i Barcelonës më në fund është rikuperuar nga lëndimi.
Ansu Fati është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për rreth 10 muaj me radhë.
Futbollisti ishte duke shkëlqyer në fillimin e edicionit të kaluar, por më pas u lëndua në fund të vitit 2020 dhe humbi tërë sezonin.
Megjithatë, pas një kohe të gjatë sulmuesi tashmë duket plotësisht i rikuperuar dhe i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës.
Barcelona nesër përballet me Levanten nga ora 16:15, sfidë ku pritet të luajë disa minuta edhe Fati.
‘Blaugranët’ mbajnë shpresa të mëdha tek 18-vjeçari, që konsiderohet si futbollistë me të ardhme të ndritur.