Të dielën do të zhvillohet derbi më i zjarrtë në Kosovë, ai mes rivalëve lokal, Dritës dhe Gjilanit.
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka thënë se kanë marrë masat dhe se në këtë ndeshje do të futen me pozitivitet shumë të madh.
“Motivi është i jashtëzakonshëm. Me të thënë të drejtë ne presim shumë nga kjo ndeshje. Masat i kemi marrë, jemi përgatit shumë mirë për këtë ndeshje.
Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë derbi, edhe për tifozët tanë, edhe në përgjithësi për opinonin, por edhe për skuadrën tonë. Normalisht që masat i kemi marrë dhe shkojmë me pozitivitet shumë të madh” – ka thënë Munishi për “RTV Dukagjinin”.
Takimi mes skuadrave nga qyteti i Gjilanit do të zhvillohet në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të fillojë në ora 15:00.