Dëmtimi që shqetëson Rejën!
Një lajm aspak pozitiv vjen nga Spanja. Keidi Bare do të mungojë në ndeshjet e tetorit për Shqipërinë.
Futbollisti shqiptar e nisi si titullar në ndeshjen e fundit që zhvilloi Espanjol në La Liga dhe do të largohej nga fusha e lojës në minutën e 74.
Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për shqetësim të lehtë dhe kalimtar, por Bare do të mungojë për një muaj. Kjo do të thotë se Reja nuk llogarit dot shërbimet e tij për ndeshjet e tetorit.