Lionel Messi dhe Marco Verratti pritet të jenë plotësisht gati për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Messi dhe Verrati do t’i mungojnë Paris Saint-Germaint sonte në ndeshjen ndaj Montpellierit, por pritet të jenë gati për në mesjavën e ardhshme.
Sipas “L’Equipe”, të dy futbollistët do të përfshihen në skuadër për ndeshjen ndaj skuadrës angleze, që zhvillohet më 28 shtator (të martën).
Messi i mungoi PSG-së në ndeshjen ndaj Metzit, teksa nuk do të luajë as sonte.
Kurse, Verratti nuk ka luajtur për parisienët që nga 29 gushti.