Superliga e Shqipërisë ka vazhduar sot me dy ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të sezonit të ri 2021/22.
Të dy ndeshjet e programit të sotëm kanë përfunduar me barazim, ku Kastrioti dhe KF Tirana barazuan 1:1, kurse Teuta dhe Dinamo Tirana barazuan pa gola.
Me barazimet e sotme, Tirana pozicionohet e dyta në tabelë me pesë pikë, aq sa ka edhe Dinamo Tirana në vendin e tretë dhe Teuta në vendin e katërt.
Në anën tjetër, Kastrioti zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë të arkëtuar.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.
Kastrioti 1 – 1 Tirana
Teuta 0 – 0 Dinamo Tirana