MIlani po e tregon fuqinë në Serie A. Shtatë herë kampioni i Evropës fiton në frymën e fundit, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Spezia-n.
Vendasit ishin shumë afër që të dalin me rezultat pozitiv por Diaz ia mohoi në minutën e 87-të duke shënuar për fitoren e Milanit.
Për Milanin shënuan Maldini (48’) e Diaz (87’) dhe për Spezian Verde (80’).
Futbollisti shqiptar, Rey Manaj, u inkuadrua në fushë nga minuta e 65-të por me Spezian mbeten duarthatë.
Milani kryeson me 16 pikë, ndërsa Spezia është në pozitën e 17-të me 4 sosh pas 6 jave në Serie A.