Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, vazhdon me rezultate të dobëta, kësaj radhe si vendas (në Merdarë) u nda baras me rezultat 1:1 me Drenicën nga Skenderaj.
Në minutën e 12-të, drenicasit kalojnë në epërsi me golin e Kreshnik Ukës.
Nuk vonoi shumë dhe Kastriot Selmani barazon (1:1) rezultatin duke përfituar edhe nga gabimi i portierit.
Pas javës së 6-të në elitën e futbollit të Kosovës, Drenica renditet në vend të tretë me 11 pikë dhe Llapi në fund me 3 sish apo pa asnjë fitore.