Pauleta, ish-sulmues i Portugalisë dhe ish-shok skuadre në kombëtare i Cristiano Ronaldo-s, ka folur për kthimin në Manchester të pesë herë fituesit të Topit të Artë.
“A do të jetë golashënuesi më i mirë në Premier League?
Do të shënojë sigurisht shumë, ndoshta edhe më shumë se Kane dhe Lukaku”, ka thënë Pauleta për A Bola.
“Në fillimin e karrierës së tij ishte një sulmues krahu sepse ishte shumë i shpejtë.
Sot, në moshën 36 vjeç, ka humbur pak shpejtësi, por aftësia e tij për të shënuar nuk ka ndryshuar. Mund të jetë golashënuesi më i mirë i Premier League”.