Bayer Leverkuseni me mund të madh ka arkëtuar tre pikë në duel me Mainzin, duke e mposhtur me rezultat 1:0.
Lojë mjaft e mirë nga të dy palët, por vendasit arritën që të shënojnë fitore falë golit të Wirtz në minutën e 62-të.
Adli shënoi për 2:0 në minutën e 65-të, por pas shikimit të VAR-+it u anulua goli pasi që futbollisti ishte në pozitë jashtë loje.
Pas javës së 6-të në Bundesliga I, Bayer renditet në vend të dytë me 13 pikë dhe ka tre me pak se lideri Bayerni, ndërsa Mainz është në pozitën e pestë me 10 sosh.