Liria nga Prizreni as në tokë dhe as në qiell, turpërohet keq në Rahovec, duke pësuar humbje me rezultat 6:1 në ndeshjen e javës së 5-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A.
Astrit Berisha dy gola, Haxhi Sada 1, Isa Eminhaziri 1,Lorik Dobratiqi 1 dhe Hamid Mullaabazi 1 shënuan për fitoren e rahovecianëve.
Rahoveci shfryhet mirë ndaj skuadrës me renome.
Trepça ’89 fiton si mysafirë me 1:0 kundër Istogut, ndërsa Vëllaznimi demolon me 4:0 Besën e Pejës.
Vëllaznimi është lider me 13 pikë, ndërsa Besa në fund me 1 pikë.
Trepça befasohet, mposhtet si vendas me 3:1 nga Drenasi.
Grupi A
Vëllaznimi – Besa 4:0
Rahoveci – Liria 6:1
Istogu - Trepça ’89 0:1
Trepça – Drenasi 1:3
Vëllaznimi kryeson me 13 pikë, pasojnë Trepça '89 me 11, A&N 7, Rahoveci 8, Drenasi 8, Onix 6, Trepça 5, Istogu 3, Liria 2 dhe Besa 1 pikë.