Gjashtë ndeshje po aq humbje për ekipin e Norwich-it, bilanc katastrofë, aq me keq ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka pësuar 16 sosh.
Evertoni ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Norwich-ut, në takimin e javës së 6-të në Premier League.
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, po kalon ditë të këqija në ekipin e Norwich-it, ende nuk ka shënuar gol.
Ai sërish u inkuadrua si zëvendësues, nga minuta e 69-të, por assesi që të bëjnë me shumë ndaj skuadrës nga Liverpooli.
Futbollistët Townsend (29') e Doucoure (77') shënuan për fitoren e Evertonit.
Norwich është në fund me 0 pikë dhe Evertoni në pozitën e pestë me 13 pikë.