Drenica ka barazuar në ndeshjen e xhiros së 6 ndaj Llapit.
Pas takimit, ka folur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili ka ka kritikuar terrenin në Merdar pas ndeshjes ndaj Llapit.
“Besoj që ndeshjen e kemi nisur në mënyrën më të mirë pavarësisht terrenit që ka qenë i vështirë për t’u luajtur.
Fajtori kryesor pse nuk realizuam dy gola ishte fusha shumë e papërshtatshme.
Dalja e gabuar e portierit tonë ndikoi të pësojmë gol. Kjo mund t’i ndodhë secilit portier, por mendoj se në rast se nuk do të pësonim do të realizonim edhe dy gola.
Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mijë në këtë ndeshje”, deklaroi Lushtaku.