Ka filluar ndeshja mes skuadrës së Brentford dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të Premier Ligës angleze.
Liverpooli do të kërkoj me çdo kusht fitoren sot, që të vazhdojë me rezultate pozitive, dhe të shkëputet në plus tre pikë në vendin e parë.
Të dy skuadrat rikthehen në këtë ndeshje nga fitoret në xhiron e kaluar, ku Liverpooli mposhti me rezultat 3:0 skuadrën e Crystal Palace, kurse Brentford shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Wolverhampton.