Talenti i ri i Barcelonës, Ansu Fati më në fund është rikuperuar nga lëndimi.
Ansu Fati është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për rreth dhjetë muaj me radhë.
Futbollisti ishte duke shkëlqyer në fillimin e edicionit të kaluar, por më pas u lëndua në fund të vitit 2020 dhe humbi tërë sezonin.
Megjithatë, pas një kohe të gjatë sulmuesi tashmë duket plotësisht i rikuperuar dhe i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës.
Rikthimin e lojtarit e konfirmoj vet Barcelona, përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, duke shkruar “Culers, jam gati”.