Burhan Aliji ka shënuar dje pasdite një tjetër gol tepër special në Bogovinë në ndeshjen kundër Teteksit, në javën e pestë të ligës së dytë-grupi i Perendimit.
Në minutën e 23-të Sileksi ekzekutoi një goditje dënimi nga krahu i djathtë, ndërsa mesfushori me përvojë nga Kumanova goditi saktë me thembër në hyrje të zonës, sigurisht i ndihmuar edhe nga fati, duke mposhtur portierin e Teteksit për rezultatin 0-1.
Skuadra e Sileksit arriti të triumfonte me rezultatin 2-0, teksa Dukov shënoi golin e dytë në minutën e 75-të.
Sileksi pas pesë javësh ka pesë fitore dhe 15 pikë të grumbulluara, duke hapëruar drejt elitës së futbollit.