Genoa dhe Verona zhvilluan një ndeshje të bukur dje në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.
Në atë ndeshje u shënuan gjashtë gola, por nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll me barazim 3:3.
Por ajo që mori vëmendje në këtë ndeshje ishte goli i barazimit nga sulmuesi Mattia Destro i shënuar teksa mbante në dorë një shishe me ujë.
Sulmuesi shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke e ndihmuar skuadrën të fitojë një pikë.