Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes ka reaguar ndaj kritikëve pas humbjes së penalltisë ndaj skuadrës së Aston Villas, shkruan Insporti.
Pas ndeshjes, portugezi u kritikua shumë për huqjen e penalltisë, ndërsa tani Fernandes ka lëshuar një deklaratë kur kërkon falje për dështimin.
“Unë gjithmonë kam marrë përgjegjësitë e mia dhe i kam përqafuar gjithmonë nën presion në momente si kjo.
Dështova. Por unë bëra një hap përpara dhe u përballa me sfidën me të njëjtën ambicie dhe përgjegjësi si kur, në shumë raste të tjera, topi përfundoi në rrjetë”, tha Fernandez.