Java e gjashtë në elitën e futbollit përmbyllet me tri super sfida që do të zhvillohen ditën e sotme.
Padyshim që vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në kryeqytet, ku do të zhvillohet derbi më i madh lokal në Kosovë, mes Dritës dhe Gjilanit.
Ndeshje shumë interesante na pret edhe në Drenas, ku Feronikeli dhe Prishtina përballen mes vete.
Ndërkohë ndeshja e fundit për këtë xhiro, por jo nga rëndësia zhvillohet në Malishevë.
Malisheva që ka debutuar në Superligë është nikoqir i liderit të Superligës, Ballkanit.
Drita – Gjilani 15:00
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakçori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Muja, Fazliu, Tahiri.
Gjilani: Koliçi, Sorsa, Useini, Halili, Prekazi, Hoxha, Hajdari, Dabiqaj, Musolli, Progni, Krasniqi.