Armando Broja pritej si titullar në ndeshjen e sotme të Southampton kundër Wolves.
Performancat e sulmuesit shqiptar kishin ardhur në rritje dhe kundër West Ham shkëlqeu me mënyrën sesi u paraqit në fushën e lojës.
Por në ndeshjen e fundit për Kupë ndaj Sheffield United, Armando Broja e mori shumë lehtë rivalin dhe nuk dha maksimumin e tij në fushë.
Kjo nuk i pëlqeu aspak trajnerit që e tha hapur në konferencën për shtyp. Ishte hera e parë që Broja luante për 90 minuta, por sulmuesi shqiptar nuk e shfrytëzoi mundësinë.
Në bazë të formacionit zyrtar që është publikuar nga Southampton ndaj Wolves, Broja e nis sërish nga stoli.