Kryetrajneri Ismet Munishi me Gjilanin fitojnë derbin më të madh në Kosovë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Dritën nga Gjilani, në përballjen që u zhvillua në praninë e një mijë shikuesve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në një ndeshje me tensione mes tifozëve “Intelektualëve” të Dritës dhe “Skifterave” të Gjilanit, të cilët u përleshën në përfundim të pjesës së parë, por pas ndërhyrjes së sigurimit gjithçka u qetësua.
Në minutën e 66-të, Gerhard Progni shënoi nga gjuajtja e lirë, duke kaluar në epërsi Gjilanin.
Në minutën e 89-të, Shend Kelmendi kreu punën, realizon për 0:2.
Munishi ka një mijë e një arsye që të mburret duke fituar derbin si mysafirë, derbin më të madh në vendin tonë, derbin ndaj rivalit më të madhe e të përbetuar.
Gjilani është në vend të pestë me 9 pikë dhe Drita renditet në të tretin me 11 sosh.
Në javën e ardhshme Drita luan në Kline me Dukagjinin dhe Gjilani e pret Llapin.