Prishtina po këndellet gradualisht duke shënuar fitoren e dytë rresht dhe të dyja si mysafirë, pas fitores me 2:1 në Klinë ndaj Dukagjinit, sot e mposhtën me 4:0 Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Prishtina tregoi “muskujt” në Drenas, duke importuar tre pikë që i japin qetësinë kryetrajnerit Zekirja Ramadanit.
Në minutën e 6-të, Endrit Krasniqi dinak, realizon për 0:1.
Leutrim Kryeziu shënoi për 0:2 pas asistimit të Mendurim Hoti, e cila rezultoj pas një aksionit mirë të organizuar mirë.
Në minutën e 80-të, shënon Oto John dhe Tolaj në atë të 86-tën. Në minutën e fundit, Tolaj i Prishtinës ndëshkohet me karton të kuq.
Prishtina ngritët në vend të gjashtë me 8 pikë, duke lënë pas Feronikelin përkatësisht në të shtatën me 6 sosh.
Në mes javë Prishtina e pret Ulpianën dhe Feronikeli i shkon Ballkanit.