Olivier Giroud ka realizuar 2 gola me Milanin por pastaj Covid dhe demtimi e penguan, por sulmuesi i Milanit ende beson se sivjet e mbyll me 15 gola…
Ai dha një intervistë për gazetën franceze Telefoot, duke u fokusuar në disa çështje që kanë të bëjnë me Milanin dhe ekipin e tij kombëtar:
“Shumë gjëra kanë ndodhur javët dhe muajt e fundit. Milani?
Zgjedhja ishte e qartë, nuk kishte 15 klube të interesuara për të më marrë. Unë isha një tifoz i Milanit të madh kur isha më i ri, Papin, Van Basten, Baresi. Për mua është një krenari e madhe që kam qenë në gjendje të nënshkruaj në këtë klub. Shpresoj të argëtohem këtu”.
Për golin e parë me Milanin: “Ishte diçka që nuk më kishte ndodhur që nga mesi i marsit. Ishte një ndjenjë lumturie të luaja si titullar dhe të argëtohesha si në rininë time të hershme. Nuk mendoj se mund te kërkoja më shumë, sinqerisht “.