Dita e sotme i përket e gjitha Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar ka qenë fytyra e Ferencvaroshit kundër Ujpestit, ku mori ekipin e tij mbi supe për ti dhënë fitoren.
Që në minutën e 5, lojtari i Kombëtares kuqezi ka arritur të fitojë një penallti, e cila është përkthyer në gol nga Mmaee.
Ndërkohë kur mbetej edhe pak nga përfundimi i pjesës së parë, Uzuni jep një asist për Tokmac.
Topi devijohet fillimisht nga njëri prej mbrojtësve, por përfundon në zotërim të Tokmas, që më pas e dërgon në rrjetë.
E për ta mbyllur me shijen më të mirë derbin e sotëm, talenti nga Berati gjen golin në minutën e 87, kur edhe fikson shifrat në 3:1.