Pesë gola në “Olimpico” në derbin e madh të Romës!
Lazio ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Romës, më takimin e javës së 6-të të Serie A.
Trajneri Sarri fiton përballjen ndaj Mourinhos, në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Roma
Roma u mundua me gjithë arsenalin që posedonte por nuk arriti golin e barazimit.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, tregoi angazhim të madh duke i ndihmuar bashkëlojtarë në triumfin e madh.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, futet në minutën e 90-të, për të shijuar fitoren e madhe!
Për Lazion realizuan futbollistët Milinkoviq-Saviq (10'), Pedro (19'), Anderson (63') dhe për Romën Ibanez (41'), Veretout (69'-nga penalltia).
Milan kryeson me 16 pikë, ndërsa Roma renditet në pozitën e 4-të me 12 sosh dhe Lazio është e gjashta me 11.