Sulmuesi nga Kosova, Donis Avdijaj ka shënuar gol pas dy vjetësh. Ai ka shënuar në disfatën e skuadrës së tij Hartbergun nga Austria e Vjenës me rezultatin 3:4.
Kjo përballje i takuar javës së nëntë të Bundesligës së Austrisë. Avdijaj ka shënuar në minutën e tetë të kohës shtesë të pjesës së parë.
Golin e fundit e pati shënuar më 23 shtator në humbjen e Trabzonsporit ndaj Sivassporit të Turqisë.
25-vjecari ka luajtur për këto skuadra si: Schalke 04, Sturm Graz, Roda JC, Willem Il, Trabzonspor, Heart of Midlothian, Emmen, AEL Limassol.