Skuadra shqiptare, Shkupi, “pushton” Strumicën, duke e gjunjëzuar me rezultat 3:1 Akademija Pandev, në kuadër të javës së tetë të Maqedonisë së Veriut.
Shkupi është lider i ri. Skuadra shqiptare deri në minutën e 78-të, ishte në disavantazh por në 12 minutat e fundit trimat shkëlqyen.
Në ndeshjen që u zhvillua nën dritat e reflektorëve skuadra shqiptare tregoi fuqinë e një kandidati serioz në luftë për titullin e kampionit. Kthesa ndodhi në finish.
Për Shkupin shënuan Gjorgjievski (78'), Alvarez (85' e 90') dhe për Akademinë Mirçevski (50').
Shkupi aktualisht është i pari në tabelë me 17 pikë, po aq pikë ka edhe Renova, ndërsa Akademija Pandev është e katërta me tre pikë me pak.