Reprezentuesi i Shqipërisë, Ivan Balliu, me Vallecanon, arkëtojnë tre pikë domethënëse në kuadër të javës së shtatë të Kampionatit të Spanjës në futboll.
Vallecano ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Cadiz.
Balliu asistoi në golin e dytë pikërisht në minutën e 44-të kur shënoi Falcao.
Për Vallecanon realizuan Garcia (9'), Falcao (44') e Palazon (88') dhe për Cadiz Haroyan (23').
Balliu u paraqit standard i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të.
Vallecano përforcon vendin e pestë me 13 pikë dhe Cadiz është i 14-ti me 6 sosh.