Frieburgu triumfon 3:0 përballë Augsburgut dhe ngjitet në vendin e pestë në Bundesligë me 12 pikë, katër më pak se Bayerni kryesues.
Një sfidë pas shumë histori e zhvilluar në “Dreisamstadion”, ku vendësit e tundën tri herë rrjetën brenda 33 minutave lojë.
Të parin e realizoi Kubler (6’), më pas me radhës Holer (25’) dhe Grifo me penallti (33’).
Sfida tjetër e kësaj të diele mes Bochumit dhe Stuttgartit u mbyll pa gola.