Napoli është i frikshëm në Serie A në futboll.
Në gjashtë ndeshje po aq fitore, duke kryesuar renditjen me 18 pikë të mbledhura.
Napolitanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Cagliarit.
Futbollisti Osimhen shënoi në minutën e 11-të dhe Insigne nga penalltia në atë të 57-tën.
Amir Rrahmani u paraqit tërë takimin duke treguar lojë të mirë.
Ai i gëzohet kësaj fitore të madhe, duke treguar se Napoli është prej skuadrave kandidate për titullin e kampionit.
Cagliari renditet në pozitën e 19-të me 2 pikë.