Roma ka pësuar disfatë të dhimbshme në derbin lokal të kryeqytetit italian nga Lazio.
“Giallorossi” humbën 3-2 nga rivalët e përbetuar lokal në stadiumin “Olimpico”.
Jose Mourinho, trajneri i Romës “shpërtheu” pas ndeshjes duke akuzuar gjyqtarin e ndeshjes dhe sistemin VAR.
“Fatkeqësisht, një ndeshje fantastike u prish nga gjyqtari dhe VAR-i, të cilët nuk ishin në nivelin e duhur për këtë ndeshje”, tha Mourinho.
“Goli i dytë u ka mundur të ishte 1:1, por u bë 2:0. Një karton i dytë për Lucas Leiva ishte i rëndësishëm po ashtu, sepse të luash kundër 10 futbollistëve bën dallim të madh. Pellegrini e mori të kuqin, por sot Leiva nuk mori asnjë”, shtoi ai.
“Mendoj se ekipi im ishte më i mirë në fushë sot. Ne e mbizotëruam Lazion dhe i shkaktuam probleme të mëdha”, përfundoi “The Special One”.