Chelsea vazhdon të punojë fort për merkaton e Janarit.
Drejtuesit e “bluve të Londrës” kanë hedhur sytë nga kampionati francez, ku kanë piketuar mesfushorin e talentuar të Monaco, Aurelien Tchouameni.
21-vjeçari konsiderohet e ardhmja e Francës dhe trajneri Deschamps e aktivizoi gjatë muajit shtator në sfidën përballë Bosnjës ku luajti 83 minuta.
Gjithashtu ai zbriti në fushë me fanellën e kombëtares edhe ndaj Ukrainës dhe Finlandës.
Por anglezët nuk janë të vetmit që ndjekin futbollistin, pasi edhe Juventusi është në garë për kartonin e mesfushorit, i cili vlerësohet 40 milionë Euro nga ana e Monaco.