Barcelona dhe PSG janë në garë për talentin 17-vjeçar.
Bëhet fjalë për Williot Swedberg që është pjesë e Hammarbyt, që admirohet nga Barcelona dhe PSG.
Ndërkohë, edhe lojtari ka pranuar që nuk do e refuzonte Barcelonën, pavarësisht që pëlqen Valencian në La Liga.
“Është qesharake të flasësh për interesimin e Barcelonës. Nuk është vetëm ndonjë klub. Nuk do i thosha jo Barcelonës, edhe pse Valencia është skuadra ime favorite në Spanjë, por ende nuk jam në atë nivel”, u shpreh ai për Expressen.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ndonjëra skuadër do bëjnë ndonjë ofertë zyrtare.