Mesfushori Ander Herrera ishte ndër favoritët që të largohet nga PSG verën e kaluar.
Spanjolli ishte shumë pranë largimit, por në fund nuk ndodhi, derisa tani është ndër lojtarët më të preferuar nga trajneri Mauricio Pochettino.
As arritjet e yjeve si Messi, Wijanldum apo Hakimi nuk kanë ndikuar që Herrera të këtë një fillim sa më të mirë të sezonit.
Tani që gjërat për të ardhmen e Herreras janë qartësuar, babai i lojtarit ka zbuluar se futbollisti ishte në kontakt me Barcelonën.
“Në një pikë, Ander ishte në kontakt me Barcelonën dhe për disa arsye nuk ndodhi”.
“Por, nuk do e ndalonte të veshte fanellën e njërës nga tre skuadrat e mëdha në Spanjë. Sepse në sytë e tij, klubi më i madh në atë shtet është Zaragoza, aty ku nisi karrierën”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, Herrera për momentin është i pazëvendësueshëm nën urdhrat e teknikut argjentinas.